Një këmbësor ka vdekur një javë pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Sipas Policisë, viktima – një mashkull kosovar – ishte goditur nga një veturë më 15 korrik rreth orës 19:30 dhe që atëherë ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFatkeqësisht, më 22 korrik ai ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.