Një ngjarje tragjike ka ndodhur të mërkurën në jug të Shqipërisë, ku ka vdekur një turiste holandeze, 23-vjeçarja M.B., kanë raportuar mediat vendase.
E reja ndodhej në shoqërinë e miqve të saj në zonën e thepisur të Gjirit të Filikurit, një ndër plazhet më të vizituara në jug, kur aksidentalisht ka rrëshqitur nga një lartësi prej rreth 30 metrash. Sipas raportimeve, shoku i saj kishte tentuar ta mbante nga dora, por nuk kishte mundur ta ndalonte rrëzimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Policisë së Himarës, policia kufitare, zjarrfikësit dhe një autoambulancë. Pas përpjekjeve në terrenin e vështirë shkëmbor, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të viktimës.
Përveç viktimës, një 18-vjeçare tjetër ka mbetur e lënduar si pasojë e rënies së gurëve dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Turistët e tjerë që ndodheshin në zonë janë ndihmuar të largohen në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Gjiri i Filikurit është një destinacion i njohur turistik në Vlorë, por për shkak të terrenit të vështirë, mund të arrihet vetëm përmes detit ose duke zbritur me litarë nëpër shkëmbinj të pjerrët.