Analisti Ramadan Baraliu ka thënë se mes subjekteve politike mund të diskutohet mundësia e një marrëveshjeje politike për formimin e të gjitha institucioneve. Megjithatë, sipas tij, një marrëveshje e tillë qysh në fillim është e vështirë.
Ai përmend edhe skenarët e mundshëm të bashkëpunimeve mes partive politike, duke theksuar se pa pjesëmarrjen e disa prej tyre, formimi i institucioneve mbetet i komplikuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj se fillimisht do të diskutohet mundësia që të gjitha institucionet të konstituohen në pako, me marrëveshje politike që do duhej të siguronte votat për qeverinë dhe kuorumin për presidentin. Por vështirë që do të kemi qysh në start një marrëveshje gjithëpërfshirëse sepse nuk mjaftojnë votat me ata që po shprehin gatishmëri për marrëveshje”, ka thënë ai në “60 Minuta”.
Baralia ka thënë se me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës do të mund të arrinin marrëveshje për institucionet pa problem.
“Do duhej të paktën AAK nëse do t’i kishte qëndrimet e njëjta si zgjedhjet e kaluara që nuk do të ishte pengesë, atëherë nuk do të kishte problem që vetëm me një marrëveshje politike me LDK-në dhe prezencën e AAK-s, nuk do kishte vështirësi. Nëse AAK abstenon, në këtë fazë do konstituohet qeveria dhe në vjeshtë do lihet presidenti me një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, u shpreh ai.
Baralia ka theksuar se mundësia që Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, ta “shpërblejë” një subjekt opozitar me pozitën e presidentit “është zero”. Siç ka theksuar ai, subjektet opozitare të vetmen mundësi e kanë të dalin me një emër konsensual.
“Nuk kam pa gatishmëri nga PDK që të përfshihet në marrëveshje politike për koalicion, por do jetë e hapur mendoj për të ofruar një president konsensual”, përfundoi ai.
Ai ka theksuar se subjektet duhet të ndalojnë narrativat delegjetimuese ndaj njëri-tjetrit.
“Në njërën anë dëgjojmë gatishmëri për të bërë zgjidhje, në anën tjetër vetëm ka nisur të krijohen narrativa për një proces të ri zgjedhor me qasje delegjitimuese, me kauza që nuk çojnë askund, tentojnë njëri-tjetrin ta delegjetimojnë”, ka thënë Baraliu.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po pret që vendimet e PZAP-së për dy ankesat e dy kandidatëve të PDK-së për deputetë, lidhur me procesin e rinumërimit të votave, të marrin formën e prerë. Pas kësaj, mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.