Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të vrarë brenda një jave në Kosovë

Aksident-Vrasje-Policia

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Katër persona janë vrarë brenda një jave në Kosovë. 

Të dielën një burrë ka mbetur i vrarë dhe dy gra të plagosura me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës. 

Njëra prej të plagosuarave, një 73-vjeçare ka vdekur gjatë trajtimit në QKUK në orët e para të së hënës. Edhe tjerta, që ka edhe qenë e dyshuar për këtë rast, ka vdekur gjithashtu. 

Rrethanat si dhe motivet ende janë të paqarta.

Sipas Policisë burri është gjetur i vdekur në një veturë jashtë një shtëpie, ndërkohë që brenda shtëpisë janë gjetur dy gratë e plagosura me armë zjarri.

Ndërkohë të shtunën një person është vrarë në fshatin Bokshiq të Klinës, kanë konfirmuar Policia dhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Edhe Tre të vdekur nga të shtënat me armë në Podujevë, përfshirë të dyshuarën Kronikë 3 muaj më parë Tre të vdekur nga të shtënat me armë në Podujevë, përfshirë të dyshuarën

I dyshuari që është arrestuar për këtë rast, sipas Policisë, është vëllai i viktimës.

Ndërkohë të hënën e javës që shkoi një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Gjakovë. 

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, pati thënë atë ditë zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.