Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre shtetas të huaj përfshihen në një rrahje në Prishtinë, policia u sekuestron pasaportat

Policia

Tre shtetas të huaj janë shoqëruar në polici pasi u përfshinë në një rrahje mes vete në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 qershor 2026, rreth orës 04:15, në rrugën “Lidhja e Pejës”. Pas pranimit të informatës për një përleshje fizike, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur tre personat e dyshuar dhe i kanë shoqëruar për procedura të mëtejshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të përfshirët në incident kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor. Më pas, ata janë intervistuar nga policia lidhur me rrethanat e rastit.

Me vendim të prokurorit, personave të përfshirë u janë sekuestruar përkohësisht pasaportat për verifikimin e hyrje-daljeve dhe statusit të qëndrimit të tyre në Kosovë.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.