Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet për sulm me thikë dhe armëmbajtje pa leje.
Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar e lënduar në spital.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është rrahur dhe therë me thikë nga i dyshuari”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërkohë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me 78 fishekë, një granatë dore, dy shok-bomba, tri thika, një antiplumb, para në dinarë serbë si dhe pajisje që dyshohet se shërbejnë për përgatitjen e narkotikëve.
“Lidhur me rastin janë arrestuar edhe dy të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt përveç të dyshuarit të parë i cili është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.