Një person është therur me thikë në Fushë-Kosovë të dielën.
Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona për “lëndim të rëndë trupor”.
Sipas njoftimit nga Policia, ngjarja ka ndodhur me datën 1 shkurt rreth orës 20:00, në rrugën "Nëna Terezë", ku një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët ishte lënduar si rezultat i përleshjes.
Katër të arrestuarit janë të moshës 18-vjeçare dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.