Një person i mitur ka pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë nga një i dyshuar në Mitrovicë.
Rasti ka ndodhur në orën 09:45 në sheshin “Skënderbeu”, ka njoftuar Policia e Kosovës, duke bërë me dije se ka pasur përleshje dhe i mitur është edhe i dyshuari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është arrestuar
“Sot, rreth orës 09:45 është raportuar për një person të lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin ‘Skënderbeu’ në Mitrovicë, ku pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës së mitur”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.