Kronikë

Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë, një i arrestuar

arrestim - pranga

Foto: Driton Paçarada

Dy të mitur janë therur me thikë në Prishtinë të shtunën nga një i dyshuar.

Siç bënë të ditur Policia, të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman në QKUK, ndërkaq i dyshuari tjetër është arrestuar.

“Dy të dyshuar të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është liruar e tjetri vazhdon tretmanin, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.