Një rast i grabitjes së armatosur ka ndodhur në fshatin Zym të Prizrenit, ku dy burra janë sulmuar derisa po udhëtonin me veturë.
Sipas informacioneve, viktimat gjatë lëvizjes në rrugë kanë hasur në pengesa të vendosura me gurë. Pasi janë ndalur dhe kanë dalë nga vetura për t’i larguar pengesat, dyshohet se janë përballur me dy persona të panjohur, të armatosur me armë automatike të tipit AK-47. Të dyshuarit, nën kërcënimin e armës, u kanë grabitur një shumë parash dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur, duke shtënë me armë zjarri në drejtim të pyllit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë fisheku si provë materiale.
Lidhur me rastin, policia ka intervistuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë sekuestruar dy telefona celularë. Megjithatë, në mungesë të provave që i lidhin me rastin, me urdhër të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar.