Është arrestuar një person për sulm ndaj një polici dhe lëndim të lehtë trupor.
I dyshuari ka sulmuar fillimisht një person në një pikë derivatesh në Mitrovicë të Jugut, e më pas e ka sulmuar me kokë policin.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, i njëjti në një pikë të derivateve e ka sulmuar fizikisht viktimën m/k, po ashtu i dyshuari derisa ka qenë duke u shoqëruar në polici e ka sulmuar me kokë njërin nga zyrtarët policor. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një shkop i hekurit”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmohen dy policë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohet një person në Mitrovicë të Veriut për sulm ndaj nënës së tij
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarëve policorë në Deçan
-
Shqelmoi policin dhe lëndoi dy zyrtarë gjatë arrestimit, arrestohet e dyshuara në Prizren