Një person në Gllogoc është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht mjeken.
Rasti ka ndodhur më 14 shkurt derisa i dyshuari kishte kërkuar trajtim mjekësor pas një rasti të dhunës në familje.
Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti në një rast dhunë në familje kishte kërkuar trajtimi mjekësor dhe gjatë trajtimit mjekësorë ka sulmuar fizikisht doktorin, viktimën f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rastin është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.