Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar një mjek në Kliniken Infektive të Qendrës Klinike, Universitare të Kosovës.
Rasti ka ndodhur të mërkurën dhe është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mjek në Klinikën Infektive. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.