Një person është ankuar në Polici se ishte sulmuar nga persona të panjohur brenda shtëpisë së tij në Zveçan.
Policia njoftoi se ankuesi ka pësuar lëndime kur personat e dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe e kanë goditur me një mjet.
“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime, pasi dyshohet se persona të panjohur pasi kanë hyrë brenda në shtëpinë e tij dhe e kanë goditur me mjet të fort në kokë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në ambulancën e qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm