Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është vetëdorëzuar në stacionin policor në Pejë të premten në mëngjes.
Në gusht, ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për përfshirjen në sherrin e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë po atë muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 09:00 Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është vetëdorëzuar ne stacionin policor ne Peje. I njëjtë po intervistohet. Dyshohet për një rrahje”, ka njoftuar Policia.
Për këtë rast po ashtu Noizy dhe DJ Crax u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës. Ata u arrestuan në Shëngjin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, por Noizy u lirua nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 milionë lekësh.