Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Murselin, Plavën e Kokallën

Naim Murseli

Foto: Driton Paçarada

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Tekst i përditësuar) - Prokurorja Javorka Perlinçeviq në fjalën përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademjat, ka kërkuar dënim më burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Palava e Kushtrim Kokalla. 

Ajo ka thënë se provat kanë vërtetuar se Murseli për shkak të shkak të raporteve bashkëshortore dhe fitimit financiar ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes. 

“Provat e vërtetojnë se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale”, ka theksuar Perlinçeviq.

Ajo ka thënë se vrasja e Ademajt ndodhi në prani të fëmijëve të saj që atë kohë ishin 4 e 6 vjeç.

Perlinçeviq ka thënë se vrasja e Ademjat është kryer me qëllim të përfitimit nga polica e sigurimit. 

“Në këtë shqyrtim gjyqësor është vërtetuar që në muajin qershor 2022, familja Murseli ka paguar policën e sigurimit në emër të Liridona Murselit. Menjëherë pas kesaj, Naimi ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla që ta gjejë mënyrën që ta vrasë Liridonën, që do të thotë që me vetëdije është paguar polica e sigurimit jetësor për Liridonën”, ka deklaruar Perlinçeviq.
Gjithashtu prokurorja ka thënë se gjatë një vizite të hetuesve policorë, Murseli ka deklaruar që raportet e tij me Liridonën kanë qenë të prishura, gjë të cilën sipas saj e ka vërtetuar edhe i akuzuari Kushtrim Kokalla gjatë dëmishisë. 

Perlinçeviq ka thënë se gjithashtu Murseli ka deklaruar që Liridona nuk ka dashur të shkurorëzohet. 
Prokurorja ka thënë se gjatë procesit gjyqësor është argumentuar që të akzuuarit janë marrë vesh për vrasjen e Ademajt. 

“Gjatë analizimit të telefonit të Kushtrimit dhe Granitit se edhe Naimi me Granitin kanë qenë në lidhje çdo ditë, prandaj pas marrëveshjes në mes të Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, vendoset qe Liridona të vritet me datë 29.11.2023, gjë që e vërteton edhe porosia të cilën Naim Murseli ia ka dërguar Granit Plavës, një ditë para vrasjes, ia ka dërguar me fjalët ‘Kjo përfundon nesër a të ka tregu Kuça (nofka e Kushtrimit)’, që do të thotë që marrëveshjet i kanë bërë Naimi dhe Kushtrimi, ndërsa Naimi të akuzuarit Granit Plava i ka premtuar që do t’i jep dëmshpërblim 30 mijë euro, pas vrasjes të cilën nuk ka arritur ta paguajë, sepse të akuzuarit janë arrestuar dy ditë pas vrasjes”, është shprehur Perlinçeviq.


Sot fjala përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, Granit Palva e Kushtrim Kokalla,  pritet të jepen fjalët përfundimtare.

Gjykimi do të nisë në orën 9:30.

Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla janë dakorduar paraprakisht që vrasja e Liridona Ademajt të kryhej nga i akuzuari Plava, nën marrëveshjen që Murseli t’i paguajë atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen, sipas aktakuzës, është bërë nga bashkëshorti i viktimës, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare dhe martesore, për të cilin shkak edhe ka lindur dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë theksohet po ashtu se plani fillimisht i është shpalosur Kokallës nga ana e Murselit, porse ai ka refuzuar që ta gjejë një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla e ka gjetur Plavën e të cilin e ka njoftuar me Naimin.

E vetë Naim Murseli, sipas aktakuzës, e ka siguruar armën me 20 fishekë nga i akuzuari Tom Dodaj, me të cilën e ka kryer vrasjen.

Dodaj, i cili ua shiti armën Murselit e Plavës për 280 euro dhe ka pranuar fajësinë. Themelorja e dënoi me 5 vjet burgim, e më pas Apeli ia uli në tre vjet.

Në seancën fillestare më 31 janar 2025, Murseli është deklaruar i pafajshëm. Plava nuk është deklaruar rreth fajësisë, ndërsa Kokalla ka kërkuar kohë për t’u konsultuar me mbrojtjen.