Është shtyrë seanca ndaj Shaban Gogajt, i akuzuari kryesor për vrasjen e Agonis Tetajt. Shtyrja u bë me arsyetimin se avokati i Gogajt, Haxhi Çeku, është i sëmurë.
Çeku i tha KOHËS të enjten se seanca do të caktohet për një datë tjetër gjatë qershorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTetaj dyshohet se ishte vrarë shtatorin e 2018-s nga i akuzuari kryesor Shaban Gogaj.
Procesi gjyqësor ka ngecur që nga viti i kaluar, kur avokati Besnik Berisha, me vendim të Gjykatës, u përjashtua nga rasti. Berisha, asokohe, i ishte drejtuar trupit gjykues me fjalët “paragjykues të çështjes penale”.
Këtë deklaratë, ai e kishte bërë pasi gjykatësja Husaj-Rugova, ia ndaloi atij pyetjen drejtuar dëshmitarit Agron Hasanaj, në gjykimin ndaj Gogajt, që është mbajtur në Gjykatën e Pejës.