Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtyhet aktgjykimi për Pjetër Ndrecaj për mungesë transporti

Është shtyrë për të hënën shpallja e aktgjykimit për të akuzuarin Pjetër Ndrecaj i cili akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë̈”, si dhe “mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.

Ndonëse ishte paraparë të mbahej këtë të premte, kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së transportit, për të sjellë të akuzuarin nga burgu e deri tek Gjykata Themelore në Gjakovë, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë e kanë konfirmuar nga kjo gjykatë të cilët edhe kanë treguar se shpallja e aktgjykimit është shtyrë për datën 14 shtator.

Pjetër Ndrecaj, akuzohet se me 7 gusht 2018, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N. dhe vajzën e tij të mitur K.N. Ndrecaj u gjykua nga fillimi pasi ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 25 vite burgim dhe e Apelit, me burgim të përjetshëm, vendime që u hodhën poshtë nga Gjykata Supreme, e që ktheu procesin në fillimi.