Një shtetas i huaj është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka kryer veprën “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Rasti, sipas raportit 24-orësh të Policisë, ka ndodhur në Lipjan më 11 nëntor.
Nga i dyshuari, raportohet se është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës.
“Një i dyshuar, shtetas i huaj është arrestuar për shkak se dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.