Kronikë

Shtetas i Serbisë arrestohet pasi kaloi ilegalisht kufirin në Leposaviq

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Një shtetas i Serbisë është arrestuar të martën pasdite në fshatin Tersavë të Leposaviqit, nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin. 

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka kryer këtë vepër me automjetin me targa të Beogradit. 

“Fsh. Tersava, Leposaviq 13.01.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me automjetin me targa të Beogradit ka  kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Republika e Kosovës”, thuhet në njoftimin policor. 

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.