Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtatë të lënduar në një aksident në Vranidoll

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërkaq të gjithë të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjell deri te aksidenti.

“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të  Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se  shtatë persona janë lënduar  dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore , ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thuhet në përgjigjen e Borovcit.