Një banesë është përfshirë nga zjarri të martën në Ferizaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZjarri ka shpërthyer në rrugën “12 Qershori”, por ende s’dihen shkaktarët.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë, e në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin.
“Sot, rreth orës 08:26 kemi pranuar një informatë, se në një rrugicë në afërsi të rrugës "12 Qershori" në Ferizaj, një banesë në katin e II-të të një ndërtese kolektive është kapluar nga zjarri. Ekipe të policisë dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Edhe njësia e hetimeve është në vendin e ngjarjes.