Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shpërndau video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, lirohet në procedurë të rregullt

Telefoni - rrjete sociale - varesia

Foto ilustrim: Yui Mok/PA

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar dhe pas intervistimit e ka liruar në procedurë të rregullt një person që dyshohet se në rrjete sociale ka shpërndarë video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. 

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Lipjan. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike pas veprimeve hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili përmes rrjetit social dyshohet se ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.