Dy këmbësore janë goditur nga një veturë në fshatin Shirokë të Suharekës të premten.
Viktimat janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, kurse i dyshuari në mbajtje.
“Ka ndodhë një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij ka goditur dy këmbësore femra. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.