Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar mbi 1 kilogram marihuanë në rrugën Prishtinë-Prizren, përkatësisht në Llapushnik.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se fillimisht kishin marrë informacion për një dërgesë të dyshuar përmes postës.
“Gjatë zbatimit të planit taktik, rreth orës 12:20, në rrugën Prishtinë–Prizren, në Llapushnik është ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, ku gjatë kontrollit është gjetur një pako që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë.
Si prova materiale janë sekuestruar mbi 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një telefon mobil.
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës
-
Sekuestrohen rreth 7 kg marihuanë në Merdar, arrestohet një person
-
Konfiskohen narkotikë në Prishtinë, një i dyshuar arrestohet e tjetri arratiset
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Sekuestrohen mbi 17 kilogramë marihuanë në Kaçanik