Një burrë në Prishtinë ka raportuar se djali i tij është larguar nga banesa të premten në mëngjes dhe nuk di për vendndodhjen e tij.
Policia e Kosovës ka njoftuar se po e heton rastin.
“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 02.05.2025 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.