Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet i zhdukur një burrë në Gjilan

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Një grua në Gjilan e ka raportuar zhdukjen e vëllait të saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ajo ka thënë se ai ka dalë nga shtëpia më 20 mars dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Me 21.03.2026 një grua ka raportuar se vëllai i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohur për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.