Kronikë

Raportohen dy raste të dhunimit në Malishevë e Mitrovicë

arrestim - pranga

Dy raste të dhunimit, në Malishevë dhe Mitrovicë janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë.

Në Malishevë, më 2 dhjetor është arrestuar një burrë, pasi dyshohet ta ketë dhunuar një grua.

“Më 2 dhjetor është arrestuar një person pasi dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Mitrovicë është arrestuar një burrë për të njëjtën vepër.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.