Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Dyshja e Spanjës kalon telashet, gati për Botëror

Spanja

Përfaqësuesja e Spanjës do të mund të llogarisë në Lamine Yamalin dhe Nico Williamsin që nga fillimi i Botërorit 2026. Lajmi është konfirmuar të mërkurën nga përzgjedhësi Luis de la Fuente. 

“Jemi koordinuar në mënyrë të përkryer me klubet dhe lojtarët janë përmirësuar dita ditës", tha ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Spanja mbështetet më shumë në Yamalin, që ishte në formë të përkryer edhe në Evropianin 2024, kur Spanja triumfoi.

“Nëse gjithçka shkon sipas planit, Yamali mund të luajë më 15 qershor”, ka deklaruar tekniku spanjoll.

Spanja e nis Botërorin 2026 kundër Kepit të Gjelbër. Në grup i ka edhe Arabinë Saudite dhe Uruguain.