Një punëtor ka vdekur në vendin e punës gjatë pasdites të së enjtes në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se personi ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa po punonte në rrugën “Pjetër Bogdani” të kësaj komune.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë për këtë rajon, Vlera Krasniqi.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.