Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrehur aktakuzë ndaj një avokateje për ushtrim të ndikimit, dhe një përmbaruesi privat për keqpërdorim të pozitës.
Prokuroria ka njoftuar se pas një pune të gjatë hetimore ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar mirë i kryerjes së këtyre veprave nga dy të pandehurit.
Avokatja Sh.Sh. dhe përmbaruesi privat I.I. kanë realizuar përfitim të kundërligjshëm pasuror, si dhe të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 25,000 euro, njoftoi Prokuroria.
Në aktakuzë thuhet se I.I. duke keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për veten dhe tjetrin, në mënyrë të kundërligjshme ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe duke mos i përmbushur detyrat e tij zyrtare, me të cilat veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”
-
Zyrtaret e ARBK-së dyshohen për ndryshim të kundërligjshëm pronësie mbi 50 mijë euro
-
Aktakuzë ndaj një hetueseje policore, keqpërdori të dhënat e Policisë duke i bërë favor një mikut
-
Aksion i Prokurorisë në Prishtinë, katër të arrestuar nën dyshime për keqpërdorim detyre dhe ryshfet
-
Aktakuzë për fajde e detyrim, viktima pësoi dëm mbi 100 mijë euro
-
Grabitën mbi 1.600 euro, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj katër personave