Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestroi 20 vetura dhe rreth 50 kilogramë ari

Prokuroria Themelore ne Peje

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës janar - mars 2026 ka sekuestruar 20 vetura dhe rreth 50 kilogramë ari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo thuhet se është bërë në kuadër të realizimit të një sërë veprimesh hetimore dhe operative që kanë rezultuar me sekuestrimin e aseteve të konsiderueshme.

“Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar gjithsej: 20 vetura, të dyshuara se janë përdorur apo përfituar nga aktivitete të kundërligjshme; 49 kg ari, 622 gramë diamante, 424 gramë argjend; Shuma të konsiderueshme parash të gatshme në valuta të ndryshme, përfshirë: 13,145 euro, 2,320 franga zvicerane ....”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Këto rezultate thuhet se janë arritur në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e zbatimit të ligjit, si pjesë e përpjekjeve të koordinuara për parandalimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre.