Drejtoria Rajonale në Prizren ka njoftuar për një dukuri shqetësuese që po rrezikon sigurinë financiare të qytetarëve.
Sipas njoftimit të Policisë, disa qytetarë kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme. Në këto mesazhe përfshihet një lidhje e dyshimtë, ku kërkohet futja e të dhënave personale dhe bankare.
Më tej bëhet e ditur se pas vendosjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, duke zbrazur xhirollogaritë e viktimave.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos hapin lidhje të dyshimta të pranuara përmes SMS-ve apo aplikacioneve, të mos ndajnë fjalëkalime apo kode sigurie dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj çdo komunikimi të panjohur.
Po ashtu, çdo rast i dyshuar kërkohet të raportohet menjëherë në polici.
-
Policia paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të institucioneve të Kosovës
-
Ngrihet alarm për SMS-të mashtrues që synojnë të dhënat bankare
-
Policia në Mitrovicë apelon për kujdes nga mashtrimet dhe keqpërdorimet e llogarive bankare
-
150 të dëmtuar dhe 50 mijë euro humbje nga SMS-të mashtruese në emër të bankave në Prishtinë
-
Mashtrim online në Mitrovicë Veriore, viktimës i tërhiqen 500 euro nga xhirollogaria