Policia e Kosovës ka nisur hetime për dy raste të vdekjeve në Prizren të enjten.
Në njërin rast, një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Hajdar Shala”.
“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
E, një burrë tjetër është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.