Policia ka nisur hetim për vdekjen e një personi në Fushë-Kosovë.
Sipas Policisë, nga emergjenca është konfirmuar vdekja e një gruaje dhe trupi është dërguar për obduksion.
“Lidhur me rastin mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.