Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi, që dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje grabitqare” në Prishtinë.
Autoritetet kanë publikuar një fotografi të të dyshuarit, ku thonë se kërkojnë nga qytetarët që nëse kanë informacione, të lajmërohen në Polici ose në numrin e telefonit 192.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Lëndohet një person gjatë një grabitjeje në Prishtinë
-
E hoqi maskën gjatë grabitjes, Policia ia publikon pamjet dhe e shpall në kërkim
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për ngacmim dhe sulm
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës