Kronikë

Policia gjen armë të fshehura në një pyll në Zveçan

Armët

Policia e Kosovës ka gjetur armë të fshehura në fshatin Junake në Zveçan. Armët janë gjetur në një pyll, ndërsa ishin fshehur në një gyp. 

Lajmin për “KosovaPress” e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, i cili tha se janë gjetur një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale, njësiti për trajtimin e mjeteve eksploduese kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat. Nuk ka të arrestuar”, tha Elshani.