Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dielën një person, për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.
Shtetasi i Kosovës, H.M. po kërkohet nga Shqipëria nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rëndë”.
“Pas arrestimit, me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore në koordinim me autoritetet kompetente. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe në realizimin e urdhër arresteve ndërkombëtare, me qëllim të luftimit të krimit dhe forcimit të sundimit të ligjit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Policia e Kosovës arreston një person, po kërkohej ndërkombëtarisht nga Gjermania
-
Arrestohet kosovari që po kërkohej nga INTERPOL-i
-
Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania
-
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
-
I kërkuari nga Interpoli për shfrytëzim të të miturve arrestohet në Kosovë