Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar operacion gjithëpërfshirës në nëntë lokacione në Prishtinë, çka ka rezultuar me arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve.
Sipas njoftimit, operacioni rrodhi pas një hetimi gjithëpërfshirës mbi informacione të mbledhura nga burime të ndryshme përfshirë këtu edhe ekspozime të armëve nga persona të caktuara në rrjete sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë kryer nëntë bastisje si dhe janë sekuestruar; një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, dy revole dhe një sasi e konsiderueshme municioni. Janë arrestuar disa persona”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armës”, si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Të dyshuarit janë proceduar më tej.