Policia e Kosovës të enjten ka lëshuar apel për shoferët që të vozisin me kujdes pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Në njoftim, Policia kujton disa këshilla thelbësore për ngasje të sigurt në shi: Mbani dritat e ndezura, për të rritur dukshmërinë në rrugë, zvogloni shpejtësinë, pasi rruga e lagur kërkon distancë më të gjatë frenimi, shmangni shpërqendrimet, veçanërisht përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe krijoni distancë të mjaftueshme mes mjeteve, për të parandaluar aksidentet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi! Siguria është në duart tuaja”, thuhet në mesazhin e Policisë së Kosovës.