Kronikë

Plani “Pranvera 2025”, u iniciuan 11 raste për braktisje të fëmijës dhe 7 për prostitucion

Plani "Pranvera 2025"

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të planin operativ “Pranvera 2025”, nga 2 qershori deri më 7 korrik, kanë realizuar aktivitete të ndryshme dhe kanë iniciuar 10 raste për “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe 7 për “marrje me prostitucion”. 

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani thuhet se janë inspektuar/kontrolluar 47 lokaleve të muzikë live në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 

Gjatë këtyre kontrolleve thuhet se janë hasur gjithsej 482 persona (352 gra dhe 130 meshkuj). “Prej tyre 204 shtetas të Kosovës, 278 shtetas të huaj (264 Shqipërisë, 8 Serbisë, 5 Maqedonia e Veriut, 1 Mali i Zi). Prej këtyre lokaleve të inspektuara 8 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe thuhet se kanë inspektuar 67 qendra të masazhit ku thuhet se janë hasur gjithsej: 149 persona (114 gra dhe 35 meshkuj). Prej tyre 113 shtetas të Kosovës, 36 shtetas të huaj (23 të Shqipërisë, 11 të Tajlandës, 1 të Maqedonisë së Veriut, 1 i Malavisë). 

Nga lokalet qendra masazhi thuhet se 22 janë mbyllur për shkelje administrative. 

“Në kuadër të operacioneve të realizuara ka iniciuar rastet dhe ka ndërmarrë veprimet si në vijim: Inicimi i 10 rasteve për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar: 10 femra të dyshuara, 5 shtetase kosovare, 5 shtetase të huaja (4 shtetase shqiptare, 1 shtetase e Maqedonisë së Veriut), janë identifikuar 15 fëmijë lëmoshkërkues, prej tyre 8 kosovarë dhe 7 shtetas të huaj. po ashtu janë identifikuar edhe 3 raste të tjera të kërkim lëmoshës, të cilat i janë referuar stacionit policor kompetent për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu janë iniciuar 7 raste “marrje me prostitucion”, siç thuhet të identifikuara si ESKORTA. 
“ ... janë arrestuar 14 të dyshuar, prej tyre 7 meshkuj kosovarë dhe femra shtetase të huaja 3 nga Kolumbia, 2 nga Venezuela, 1 nga Brazili, 1 nga Turqia dhe janë referuar për trajtim sipas ligjit për të huaj, edhe 7 femra shtetase të huaja (1 shtetase e Venezuelës, 5 të Kolumbisë, 1 turke)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të gjithë të dyshuarit të përfshirë në rastet “marrje me prostitucion” janë dërguar në gjykatë, ku iu është shqiptuar dënim me gjobë si dhe është lëshuar masë plotësuese dëbim nga territori i Kosovës si dhe ndalim hyrje në territorin e Republikës së Kosovës për tri vjet.

“Të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në lokale të muzikës dhe qendra masazhi, u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit, mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast”, thuhet në njoftim. 

Gjatë këtij plani thuhet se janë sekuestruar gjithsej 7 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë referuar për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj.

“Në kuadër të aktiviteteve gjatë këtij plani operativ është iniciuar edhe një rast për veprën penale ‘shfrytëzim i viktimave të trafikimit’, ku me këtë rast janë arrestuar dhe janë intervistuar: 4 persona meshkuj shtetas kosovarë si të dyshuar”, thuhet në njoftim.