Kronikë

Pesë të mitur arrestohen për rrahje

Rrahje

Foto-Ilustrim

Pesë të mitur janë arrestuar në Gllogoc të enjten pasi kanë rrahur dy të tjerë të mitur. 

Policia njoftoi se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në QKUK. 

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të moshës së mitur pasi që të njëjtit kanë goditur dy viktimat  meshkuj kosovarë po ashtu të moshës së mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.