Kronikë

Përleshje në Strellc të Deçanit, një person goditet me veturë

Policia e Kosoves

Një incident është raportuar të mërkurën paradite në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku pas një përleshjeje mes dy personave në një lokal, njëri prej tyre ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes, është konstatuar se bëhej fjalë për një përleshje mes dy personave në një lokal. Më pas, ata kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit.