Katër gra janë arrestuar në dy raste të ndara të hënën në Prishtinë e Zubin-Potok për shkak të përleshjeve.
Në rastin e parë, në Prishtinë dy gra janë arrestuar për përleshjen ndërsa rasti është cilësuar si “dhunë në familje”.
Ndërkaq në rastin tjetër në Zubin-Potok përleshja mes dy kunatave u cilësua si “lëndim i lehtë trupor”.
Pas intervistimit, rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.