Një përleshje fizike mes tre personave është raportuar pasditen e së mëkurës në zonën e “Rrethit të Flamurit” në Prishtinë. Në incident janë përfshirë tre të dyshuar meshkuj – një shtetas i Kosovës dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e përleshjes, njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.