Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në zonën kufitare me Maqedonia e Veriut. Rasti ka ndodhur në zonën malore ndërmjet fshatit Radush dhe rrugës që lidh fshatin Goranc me Hanin e Elezit.
Sipas njoftimit, njësitë e Policisë Kufitare, në kuadër të planit operativ “Mburoja e hekurt”, kanë identifikuar një automjet që lëvizte në një rrugë ilegale nga territori i Maqedonisë së Veriut drejt Kosovës.
“Drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë tentuar të ikin, por policia ka arritur ta ndalojë mjetin dhe të arrestojë njërin nga të dyshuarit, shtetas i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës, me vlerë që sipas vlerësimeve fillestare kalon dhjetëra mijëra euro.
Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti dhe mallrat janë konfiskuar si dëshmi në procedurë penale.
-
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra mbi 5,000 euro në Viti
-
Dogana zbulon afro 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit
-
Dogana zbulon 23 mijë euro të padeklaruara Merdar
-
Ndalohet në Bërnjak vetura me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut