Një rast i dhunimit është regjistruar të shtunën në Fushë Kosovë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.
Sipas njoftimit, dyshohet se një vajzë e cila ishte shpallur e zhdukur është gjetur në një banesë me dy persona të dyshuar.
Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor.