Një i mitur është grabitur nën kërcënimin e thikës në fshatin Miradi e Ulët të Fushë-Kosovës.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 7 maj 2025, rreth orës 17:20, nga babai i viktimës, i cili ka njoftuar se djalit të tij të mitur i janë marrë 2 euro nga një person tjetër, gjithashtu i mitur, duke përdorur kërcënimin me thikë. Ankuesi ka deklaruar se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.