Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një punëtor bie nga kati i dytë në vendin e punës, dërgohet në QKUK

Punëtori i ndërtimtarisë (Foto: Driton Paçarada)

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person në Ferizaj ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar nga kati i dytë në vendin e punës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas përgjigjes së zëdhënësit të Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, rasti ka ndodhur në rrugën “Uran Tinova”. Bëhet fjalë për një rast të ndodhur në një objekt në ndërtim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtor 46 vjeçar.

Veseli ka njoftuar se për shkak të lëndimeve, punëtori fillimisht u dërgua për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar edhe inspektori i punës, si dhe prokurori i shtetit. Për informata të mëtejshme, do t’ju njoftojmë me raport vijues”, ka thënë Veseli për KOHËN.

Rastet e lëndimeve dhe fataliteteve në vende pune janë shpeshtuar muajve të fundit. Vetëm sivjet, në Kosovë humbën jetën tetë persona në vende pune. Ministria për Punë më 13 prill mori vendim për aksion të jashtëzakonshëm të inspektimeve, pas këtyre rasteve.