Gjykata Themelore në Pejë, dega në Klinë, i ka caktuar një muaj paraburgim policit që rrahu një të dyshuar në Klinë dhe dy policëve të tjerë masën e arrestit shtëpiak.
Seanca dëgjimore u mbajt të mërkurën, e gjyqtarja e rastit, Sabrije Rraci për KOHËN ka thënë se të pandehurit dyshohen për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
“Për të pandehurin Nezir Gashi gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Për të pandehurit të tjerë Shkëlqim Salihaj dhe Enis Elezaj, ashtu siç ka kërkuar prokuroria, është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve. Të pandehurit dyshohen për veprën, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Gjykata ka konstatuar se ekziston rreziku të ndikojnë në dëshmitar, të ndikojnë në prova e të arratisen”, ka thënë Rraci.
Videoja e tre policëve, dy prej të cilëve e mbajnë me duar dhe tjetri që godet ndaj qytetarit në oborrin e shtëpisë, ka nxitur reagime në opinion.
VIDEO: